​19 qytetarë humbin betejën me Covid-19 dhe 986 raste të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit për Covid-19, ku 19 persona kanë humbur jetën.

Sipas njoftimit, 986 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë që janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,969 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,331 vaksinime dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12,467 vaksinime antivCOVID, si dhe janë kryer 3957 testime,

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet