​23 raste të reja me koronavirus sot në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 23 raste të reja me koronavirus dhe fatmirësisht asnjë me fatalitet.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 205 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.985 doza të vaksinës. Deri më sot 821.211 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kategoritë
LajmeVendi