​Ahmeti dhe Kurti flasin në telefon, i kërkohet të ndërmarrë masa ekonomike

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ku ka kërkuar nevojën e ndërmarrjes së masave ekonomike të menjëhershme.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti. E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë. Theksova nevojën e ndërmarrjes se masave ekonomike tani! Koordinimi i institucioneve dhe bashkëveprimi konkret janë kyçe në këtë betejë të përbashkët. Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi