​Aksident në Leshan të Pejës, pesë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës, ku kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Hetuesi policor i aksidenteve të trafikut në Komunën e Pejës, Zaj Korxha tha se në një aksident mes Golf 6 dhe KIA, kanë mbetur të lënduar pesë persona dhe se ka dëme të konsiderueshme materiale.

Korxha: Pesë të lënduar në aksident

 

“Kemi marrë informatë për një aksident në fshatin Leshan, ka të bëjë mes dy automjeteve, një Golf 6 dhe një KIA, automjeti ka të bëjë me dëme të konsiderueshme materiale dhe me 5 persona të lënduar”, tha ai

Si pasojë e këtij aksidenti ishte shpejtësia e madhe dhe tejkalimi i veturës Golf 6.

Kategoritë
LajmeVendi