​Barcelona nis bisedimet me Agueron

Gjiganti i La Ligas e dëshiron yllin e Cityt si transferim të lirë.

Barcelona ka hapur bisedimet me agjentët e sulmuesit të Manchester Cityt Sergio Aguero, për të arritur një marrëveshje të mundshme që argjentinasi të transferohet në “Camp Nou”, raporton “Sky Sports”.

Kontrata aktuale e sulmuesit argjentinas me skuadrën e Pep Guardiolas do të skadojë në fund të këtij sezoni, ku edhe vetë lojtari e ka konfirmuar se do të largohet gjatë verës, përcjell KosovaPress.

Tani spekulohet që krerët e bordit të “Blaugranëve” e dëshirojnë me ngulm sulmuesin e Cityt, i cili që nga transferimi tek City ka bërë 387 paraqitje, duke regjistruar 258 gola dhe 73 asistime mbi emrin e tij.

Kategoritë
LajmeSport