​ENEMO: Zgjedhjet u zhvilluan në ambient politik shumë të polarizuar dhe të tensionuar

Rrjeti Evropian i Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve (ENEMO) ka bërë publike gjetjet paraprake të zgjedhjeve të 25 prillit që u mbajtën këtë të diele në Shqipëri. ENEMO derisa ka përgëzuar qytetarët shqiptar për zgjedhjet e mbajtura, ka thënë edhe se procesi elektoral është një test i rëndësishëm në rrugën për konsolidimin e institucioneve dhe gjithë procesit shtetformues.

ENEMO vlerësoi ndryshimet zgjedhore të paraqitura në vitin 2020 si një hap përpara në harmonizimin e legjislacionit me standardet ndërkombëtare.

Megjithëkëtë, kreu i Misionit ENEMO në Shqipëri, Gianluca Passarelli, tha se zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 u zhvilluan në një ambient politik shumë të polarizuar dhe të tensionuar të fushatës, pavarësisht përpjekjeve për të siguruar zhvillimin e duhur të sondazheve.

Passarelli: Dje ka qenë ditë e rëndësishme për historinë demokratike të Shqipërisë

 

“Dje ka qenë një ditë e rëndësishme për historinë demokratike të Shqipërisë. Dua t’i përgëzoj qytetarët shqiptar për atë që kanë arritur në ditën e zgjedhjeve, një ditë që është me zgjedhjet e 100 viteve më parë[…]procesi elektoral është një test shumë i rëndësishëm në rrugën për konsolidimin të institucioneve dhe të gjithë procesit të shtetformimit[…]ENEMO vlerëson ndryshimet zgjedhore të paraqitura në vitin 2020-të si një hap përpara në harmonizimin e legjislacionit me standardet ndërkombëtare. Sidoqoftë zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 u zhvilluan me një ambient politik shumë të polarizuar dhe të tensionuar dhe të jem i drejtpërdrejt tepër të tensionuar të fushatës. Pavarësisht përpjekjeve për të siguruar zhvillimin e duhur të sondazheve”, tha ai.

ENEMO ka ndjekur përgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri që prej 29 marsit.

Passarelli kah ngreh shqetësimin për rastet e dhunës disa ditë para zgjedhjeve. Ai ka bërë thirrje organeve të rendit të hetojnë shkeljet që janë bërë lidhur me prishjen e rendit publik, akuzat për blerje të votave dhe shkeljen e fshehtësisë.

Passarelli: ENEMO ngreh shqetësimin për rastet e dhunës disa ditë para zgjedhjeve

 

“ENEMO ngre shqetësimin për rastet alarmante të dhunës disa ditë para dhe pas ditës së zgjedhjeve. N kundërshtim me ligjin një numër i konsiderueshëm votuesit, përfshirë njerëzit që jetojnë jashtë dhe pacientët në spital u privuan nga e drejtat për të votuar[…]Pavarësisht nga prania e lartë e forcave të policisë për të garantuar sigurinë në ditën e zgjedhjeve duhet të ngrihen shqetësime në lidhe me rastet e dhunës, prishjet e rendit publik, akuzat për blerjen e votave, shkeljen e fshehtësisë së votës, ose votimin familjar të raportuara nga mediat. Këto raste duhet të hetohen me rregull nga autoritet shtetërore dhe të ndjekjen penalisht nëse është e nevojshme”, deklaroi ai.

Ndërsa analistja ligjore, Elena Nizharadze tha se zgjedhjet parlamentare 2021 u kryen brenda kornizës së ndryshimeve të reja në legjislacionin zgjedhor të miratuar më 23 korrik dhe 5 tetor, 2020 por që thotë se ka ende çështje që duhet të adresohen edhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Nizharadze: Ka ende çështje që duhet të adresohen

 

“Ka ende një numër çështjes që duhet të adresohen edhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 në mënyrë që të elaborohen edhe më tej rregulloret ekzistuese. Disa nga këto çështje përfshinë reformimin e organeve të menaxhimit të zgjedhjeve, financimin e fushatës, të drejtën e votës për disa qytetarë dhe disa të tjera duhet të tregohen edhe më tej me rregullimin e procesit zgjedhor. Pra, votimi në ditën e zgjedhjeve ishte përgjithësisht i rregull dhe anëtarët e komisionit zgjedhor dukej se po menaxhonin mirë procesin. Futja e votimit preferencial u mundësoi qytetarëve të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar, sidoqoftë pragu e vendosur i votave preferenciale duhet të merrej nga kandidatët të cilët ishin në gjendje të ndikojnë në renditjen e listave të kandidateve, ky fakt zvogëloi ndikimin e këtij ndryshimi”, është shprehur ajo.

Në përgjithësi, ENEMO vlerëson punën e KQZ-së si transparente dhe informuese për publikun.

Kostelac: ENEMO vlerëson punën e KQZ si transparente dhe informuese për publikun

 

“Në përgjithësi ENEMO vlerëson punën e komisionin qendror të zgjedhjeve si transparente dhe informuese për publikun. Vendimet u morën në një mënyrë kolegjiale midis organeve të të njëjtit nivel brenda KQZ-së me përjashtim të komisionarit shtetërore të zgjedhjeve ti cili merre vendime në mënyrë të pavarur. Afatet u ndoqën kryesisht ndërsa ose asnjë kalendar elektoral në dispozicion për publikun nuk ishte përgatitur për të rritur transparencën, llogaridhënien në drejtim të ndjekjes së afateve ligjore dhe afatit të përgjithshëm të përgatitjeve të zgjedhjeve”, tha ajo.

Sa i përket drejtës së votueseve ajo shton se do KQZ duhet të kishte hartuar të gjitha aktet nënligjore dhe të siguronte kushtet për të mundësua votimin e qytetarëve që nuk jetojnë në Shqipëri.

Kostelac: Do të duhej t’iu mundësohej votimi qytetarëve që jetojnë jashtë vendit

 

“ENEMO mirëpret miratimin e akteve nënligjore përkatëse nga ana e KQZ-së që mundësojnë përdorimin e teknologjive të reja që përfshinë sistemin elektronik të identifikimit të votuesve dhe projektit pilot të votimit dhe numërimit elektronik. Shqetësime shtesë u ngritën në lidhje me ndryshime të shumta në qendrat e votimit afër ditës së zgjedhjeve që çuan në konfuzion të votuesve dhe mund të dekurajonin potencialisht një numër të votuesve për të marrë pjesë në zgjedhje. ENEMO vëren që e drejta e votuesve që banojnë jashtë vendit duhet të ishte e garantuar, ndërsa KQZ duhet të kishte hartuar të gjitha aktet nënligjore dhe të siguronte kushtet për të mundësuar votim jashtë vendit pavarësisht nga afati i kufizuar kohor”, potencoi ajo

Kategoritë
LajmeRajoni