​Federata Ndërkombëtare e Xhudos suspendon Putinin

Presidenti i i Rusisë Vladimir Putin ka marr një tjetër goditje, kësaj radhe në aspektin sportiv.

Ai është suspenduar nga Federata Ndëkrombëtare e Xhudos, aty kishte e mbante pozitën e presidentit të nderit dhe të Ambasadorit të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, transmeton KosovaPress.

Ky veprim i FNXH-së vjen si pasojë e konflikit të Rusisë me Ukrainë.

“Në dritën e konfliktit të vazhdueshëm të luftës në Ukrainë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos njofton pezullimin e statusit të z. Vladimir Putin si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”, thuhet në njoftimin e federatës.

Kategoritë
BotaLajme