​Funksionalizohet zyra e Odës së Avokatëve të Kosovës në Pallatin e Drejtësisë

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës Behar Ejupi dhe kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Arben Hoti kanë hapur zyrën e Odës së Avokatëve të Kosovës në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishte edhe nënkryetari i Odës, Naim Rudari dhe administratori e kësaj gjykate, Shaban Gërxhaliu.

Zyra është e pajisur me kompjuter dhe printer multifunksional, si dhe posedon togje për nevoja të avokatëve dhe do të jetë në shërbim të avokatëve për të kryer punë teknike apo administrative.

Zyra gjendet në objektin D afër sallës numër 11 dhe do të jetë e hapur çdo ditë pune, duke filluar nga sot, përkatësisht nga ora 09:00 deri në ora 15:00.

Avokatët mund të shërbehen me togje të cilat obligohen që pas përfundimit të seancave t’i kthejnë përsëri në këtë zyrë, kjo në rastet kur mund të mos i kenë me vete, po ashtu ata mund të marrin shërbime të tjera si printimin e parashtresave, dokumente tjera, fotokopjime etj., njofton Oda e Avokatëve e Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet