​Haxhiu pyet deputetët e VV-së: Kush i ndezi dritat e LGBTI-së në Qeveri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka pyetur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se kush i ka ndezur dritat me flamurin shumëngjyrësh të komunitetit LGBTI në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Ai gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohet programi i Qeverisë Kurti 2, tha se qytetarët e dëshirojnë ta dinë këtë përgjigje.

Haxhiu: Kush iu ndezi dritat e LGBT-së në qeveri?

 

“Kush i ndezi dritat e LGBT-së në qeveri, garant këta deputetët e juaj, as Labinotja, as Korenica dhe Rrahami jo. Por po kam qejf me ditë, a ndezi dritat e LGBT-së, Albini, apo Besniku? Këtë tregoja qytetarëve!”, tha ai.

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar mbrëmjen e 17 majit në ngjyrat e flamurit të komunitetit LGBTI, duke shënuar kështu Ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë.

Kryeministri Albin Kurti në një postim në Twitter bëri thirrje që të gjithë të ngrihen kundër çdo paragjykimi, jo vetëm në këtë ditë, por çdo ditë.

“Në shenjë solidariteti, ndërtesa e qeverisë sonë u ndriçua. Diskriminimi na ndan dhe na ndan. Ne mund të ndryshojmë për sa i përket orientimeve dhe besimeve tona, por të gjithë jemi të barabartë. Le të ngrihemi kundër të gjitha llojeve të paragjykimeve, jo vetëm sot, por çdo ditë”, ka shkruar Kurti.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet