​Haxhiu thotë se Këshilli Prokurorial do të ketë përbërje të re

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paraqitur në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për Këshillin Prokurorial.

Ajo para deputetëve ka thënë se me miratimin e plotësim-ndryshimeve të reja, Këshilli Prokurorial do të ketë përbërje të re.

“Anëtarët e Këshillit aktual me rekomandimin e komisionit të Venecias do të hedhin shortin dhe tre nga nëntë prej tyre do të mbesin në kryerjen e mandatit që kanë, ndërsa pjesa tjetër do të kthehen në detyrat që i kanë si prokuror”, tha ajo.

Ministrja Haxhiu adresoi kritika ndaj përbërjes aktuale të Këshillin Prokurorial, për të cilin tha se ka qenë i ndikuar nga grupet e interesit dhe politika.

“Këshilli Prokurorial ka qenë i ndikuar nga grupet e interesit, por edhe politika. Të gjithë jemi dëshmitarë se përkundër skandaleve që kemi parë publikisht nuk janë ndërmarrë veprime serioze për adresimin e tyre”, theksoi ajo.

Haxhiu theksoi se për këtë projektligj kanë marrë dy opinione pozitive nga Komisioni i Venecias.

Ndryshe, Këshilli Prokurorial i Kosovës, dje ka votuar për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajn.

Lidhur me këtë votim të KPK-së, janë shprehur të pakënaqur mbasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog si dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Aambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, duke thënë se fakti që anëtarët e KPK-së nuk i kanë marrë parasysh ankesat legjitime dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bie ndesh me atë standard.

Lidhur me këto reagime, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në një përgjigje me shkrim për Telegrafin ka thënë se procesi ishte plotësisht legjitim, dhe se ka zhvilluar të gjitha procedurat e parapara dhe në përfundim ka propozuar për emërim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, procedura këto që sipas KPK-së janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Kategoritë
Lajme