​Haziri: Abdixhikut do t’i qëndrojë prapa në çdo kohë, LDK është shkollë politike

Lutfi Haziri që ishte kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), edhe njëherë ka uruar Lumir Abdixhikun për detyrën e të parit të kësaj partie për çka tha se në çdo kohë do t’i qëndrojë prapa.

Haziri tha se muajt e fundit janë shoshitur e analizuar për atë se si do të kalojë LDK procesin e zgjedhjet së kryetarit e për çka tha se gjitha vlerësimet kanë rënë poshtë.

Ai nëpërmjet një postimi ka shkruar se LDK është standard e shkollë politike.

“Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke. LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal. Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK’së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve”, ka shkruar Haziri.

Kategoritë
LajmeVendi