Ekipi kombëtar suedez njoftoi kthimin e bujshëm të Ibrahimovicit në skenën ndërkombëtare sot dhe Andersson konfirmoi se ai ka planifikuar të përfshijë heroin e Milanit në Kampionatin Evropian në verën që po vjen.
“Ne patëm një bisedë të shkëlqyeshme kur u takuam në nëntor”, tha Andersson në një konferencë shtypi, përcjellë KosovaPress.
“Zlatan është dëmtuar, por ai mund të shërohet dhe vendosa ta telefonoj. Jam vërtet i lumtur që ai është këtu.”
“Meqenëse ai është pjesë e skuadrës, ai do të jetë gjithashtu i rëndësishëm për në Euro 2020.”
“Ai tha po për t’u kthyer, kështu që ai do të përfshihet gjithashtu për Kampionatin Evropian.”, tha në fund ai.