Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, së bashku me bashkëshorten, kanë arritur ta mposhtin koronavirusin.
Sejdiu që për një javë ishin të shtrirë në Klinikën Infektive, ia kanë dalë që të shërohen nga Covid-19.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ish-presidenti përmes një statusi në Facebook, i cili k falënderuar stafin shëndetësor për kujdesin e treguar.
Ky është statusi i tij i plotë:
Të dashur miq,
Javën që shkoi, nga e Mërkura e deri sot, meqë ishim infektuar me Covid 19, unë dhe bashkëshortja ime u detyruam të shtrihemi për shërim në Klinikën Infektive të QKUK.
Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë ekipet e mjekëve dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor të cilët nën udhëheqjen e Prof. Dr. Sali Ahmetit, në repartin e të cilit ishim, u angazhuan me gjithë mundësitë e tyre prej ekspertësh të fushës për të ndihmuar shërimin tonë. Dhe ia kanë dalë.
Të dashur miq,
Një ndihmë të pazëvendësueshme na e keni dhënë edhe ju nëpërmjet inkurajimit të përditshëm me telefon, SMS dhe me mënyra të tjera të komunikimit.
Zoti ju bekoftë!