​Ja sa tituj i ka fituar Atletico Madridi deri më tani në La Liga

Me vetëm dy pikë më shumë se Real Madridi, sot Atletico Madridi është shpallur kampion i ri i La Ligas për edicionin garues 2020/21.

Ishte një kampionat dramatik në Spanjë ku skuadra e Deigo Simeone u shpall kampion pas shtatë viteve me vetëm dy pikë më shumë se rivalët e kryeqytetit, përcjell KosovaPress.

Ky mund të thuhet se ishte një titull i merituar për “Los Cholchoneros” pasi ishin në majën e tabelës në shumicën e kohës gjatë këtij sezoniu.

Titulli i sotëm ishte titulli i 11-të për Atletico Madridit në historinë e tyre në La Liga.

Për herët të parë Atletico Madridi ishte shpallur kampion i Spanjës në sezonin garues 1939/40.

Këto të gjitha edicionet kur Atletico ishte shpallur kamion deri më sot:

1939–40, 1940–41, 1949–50, 1950–51, 1965–66, 1969–70, 1972–73, 1976–77, 1995–96, 2013–14, 2020–21.

Kategoritë
LajmeSport

Të ngjajshmet