​Kosova dhe Shqipëria rrisin bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të policisë, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së, Shtetit, Ardi Veliu me bashkëpunëtorë.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, gjatë takimit Drejtori i Përgjithshëm Mehmeti i dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve nga Policia Shqiptare dhe theksoi se vlerëson lartë bashkëpunimin në mes dy institucioneve në të gjitha fushat e sigurisë dhe jo vetëm.

Qëllimi kryesor i takimit ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme, procedurave të punës që përdorin policitë e dy vendeve, më konkretisht shkëmbimin e ekspertizës lidhur me sistemet elektronike, bazat e të dhënave në përdorim, si dhe çështje të tjera të rëndësishme të bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve.

Pas një prezantimi të bërë nga Policia e Kosovës për punën dhe funksionimin e sistemit të menaxhimit të informacionit të burimeve të policisë, palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë si dhe mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi