​Kurti thotë se më 18 maj do të takohet me Borrelin në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do të ketë një darkë pune me Borrel më 18 maj, duke përsëritur se takimi i 11 majit nuk do të mbahet.

“Takimi i tillë e kemi lënë që të mbahet në qershor. Ditë para asaj date do të njoftojmë. Pra nuk do të ketë tema që do të jenë vetëm të njërës palë. Edhe për numrin e marrëveshjeve nuk ka ndonjë dakordim”, tha ai.

Ai ka shtuar se takimi që mbahet në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, por takim i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Unë në Bruksel e kam thënë që prioritet e kemi çështje e programit qeverisës. Gjatë muajit maj do të zhvillojë takimet me kryetarët e partive politike opozitare dhe duhet të shikojmë agjendën se kur mund t’i zhvillojë sa më parë. Nuk jam i interesuar t’i zhvillojë takimit dy-tri ditë parë se te fillojë dialogu në qershor. Përgatitjet tona nuk i shohim vetëm si listë, por si krerë shtetërorë të cilët e kanë për detyrë qe të krijojnë unitet nacional. Unë po e ritheksoj se ashtu si kemi fituar edhe po veprojmë”, ka shtuar ai.

Kategoritë
LajmeVendi