​Kurti video-konferencë me Merkel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur një video-konferencë me kancelaren gjermane Angela Merkel, pasi kjo e fundit për shkak të dyshimit se është prekur me koronavirus, ishte vendosur në karantinë.

Ndërkohë që rezultatet e testit dolën negative, Merkel ka vazhduar punën nga shtëpia, duke mbajtur një video-konferencë me kryeministrin Kurti, me të cilin ishte planifikuar një takim i përbashkët në Berlin, por që u anulua për shkak të pandemisë me koronavirus.

Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë detaje të bisedës, ndërsa më herët nga Zyra e Merkel ishte bërë e ditur se masat që po ndërmerren kundër koronavirusit, çështjet bilaterale dhe ato të politikës së jashtme, do të ishin temat e diskutimit.

Kategoritë
LajmeVendi