​Lansohet platforma elektronike EDI për deklarimin e pasqyrave financiare

Është lansuar përditësimi i platformës “EDI” të Administratës Tatimore të Kosovës(ATK) për deklarimin dhe pranimin elektronik të pasqyrave financiare nga ana e bizneseve.

Me këtë rast ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ambasadori gjerman, Joern Rohde vlerësuan se kjo platformë për veç lehtësimit të krijimit të kushteve për biznese rritë edhe transparencën për palët e treta.

Ministri Murati theksoi se digjitalizimi përveç që zvogëlon barrën administrative po ashtu kursen kohë dhe para për biznese, si dhe shton integritetin e deklarimit.

Ambasadori Rohde theksoi se kjo platformë e mbështetur nga GIZ gjerman mundëson transparencën e plotë të pasqyrave financiare nga ana e bizneseve.

U.D i drejtorit të ATK-së Ekrem Hysenaj theksoi se ATK vazhdimisht është duke krijuar kushte për deklarimin dhe pranimin e pasqyrave financiare të bizneseve.

Ai tha se ATK ofron 50 shërbime online për biznese dhe qytetarë.

Kategoritë
LajmeVendi