Është mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë turneu i boksit “Olimpik Zizi” nën organizimin e klubit të boksit “Dardanët” në Prishtinë.
Në këtë turne morën pjesë gjithsejtë 18 boksierë që u përballën në nëntë meçe, raporton KosovaPress.
Fitues nga këtij duele ishin:
Arbnor Zeneli në kategorinë 54 kg
Eron Çikatiu 57kg
Dion Konushevi 57 kg
Albert Jashari 60 kg
Ermal Frangu 54 kg
Brahim Mziu 68 kg
Me këtë rast, legjenda e boksit të Kosovës Azis Salihu, duke folur por KosovaPress, u shpreh i lumtur me ecurinë e këtij turneu për të cilin tha se do të organizohet për çdo vit nga tani e tutje.
Salihu: Jam shumë i kënaqur me ecurinë e këtij turneu, kemi shumë boksierë të mirë në Kosovë
“Qëllimi im është se “Zizi Olimpik”, turnirin dua ta mbajë çdo vit….Është kënaqësi që tre ndeshjet ishin, nuk po di cili është më i mirë të gjithë të mirë. Boksi është numër një për mua…..Është një kënaqësi, sa boksiera të mirë, djem të ri e të fortë… Shpresojmë që Zoti na ndihmon dhe qeveria punon për ne, për sportista sepse sportisti është ambasador.”, tha Salihu.
Ndërsa trajneri i klubit të boksit të Prishtinës Pajazit Alimaj tha se organizimi i këtij turneu ishte shumë i mirë dhe se ne të ardhmen pret që në këtë turne të marrin pjesë edhe shtetet të tjera përveç Kosovës.
Alimaj: Ishte organizim fantastik nën mbikëqyrjen e Azis Salihut
“Organizimi është fantastik, shumë me ndihmën e Azis Salihut që e ka organizuar. Azizi ka ditur gjithmonë ta organizojë prej që e di, që 20-30 vite jemi në boks me të, e dimë që gjithmonë Azisi ka organizuar spektakle të forta, meçe të forta që nuk ia kanë ditur opinioni por prapë publika e shikuesit e dinë.”
Alimaj u shpreh shumë i kënaqur me kualitetet e boksierëve të rinjë derisa konfirmoi se ky turne do të jetë tradicional dhe viteve të tjera do të ftohen edhe shtetet tjera për të marrë pjesë në këtë turne.
Alimaj: Jemi shumë të kënaqur me kualitete e boksierëve të rinjë
“Po shumë, shumë sepse jemi pas pandemie, pas dy vitesh që po organizojmë meçin e parë… Jemi të kënaqur që kemi boksierë, kanë ushtruar sepse prej pandemisë nuk kemi mundur, kishim firke por kryesorja mirë është duke shkuar……Po besoj që po sepse kështu besoj që ka me marrë edhe shtete të tjera pas kësaj, në të ardhmen shumë do të këtë boksierë më cilësor.”, deklaroi ai.
Ndërkohë boksieri Art Neziri i cili triumfoi ndaj Valdrin Sadikut në katëgorinë 69 kilogram, u shpreh i lumtur me suksesin e tij dhe shtoi se synon që t’i arrijmë majat e boksit duke ndjekur hapat e idolit të tij Florian Msrkut.
Neziri: Synoj t’i kap majat në këtë sport. Idoli im është Florian Marku
“Jo, vështirë nuk e kam pasur hiq, këto janë fillimet, mbarimet deri në kampion……Majat më të larta, t’i kapi majat… me klubin, siç ia kemi nisur kështu mirë është….Florian Marku.”, tha ai