​Nesër seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti do të mbahet nesër. Këtë e bëri të ditur shefi i grupit parlamentar i VV-së, Rexhep Selimi, i cili tha se partitë tjera kanë lidhur aleancë për të rrëzuar qeverinë Kurti.

Selimi tha se me katër vota për nga paritë tjera politike është vendosur për mbajtje të seancën.

“LDK është këmbëngulëse që nesër të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit në kohën kur Kosova po përballet me virusin Covid 2019. Në kohën kur të gjithë kërkojnë fokusim në këtë virus, oponentët tanë fokusohen në rrëzimit të qeverisë. Në Parlamentin e Kosovës nuk ka kushte për cilido aktivitet të mundshëm për respektim të rekomandimeve”, tha ai

Kategoritë
LajmeVendi