​Osmani në Ditën e Goranëve takon përfaqësues të këtij komuniteti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot përfaqësues të këtij komuniteti, të cilët i ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka theksuar mbështetjen e saj për fuqizimin e grave të këtij komuniteti në të gjitha nivelet, duke theksuar se problemet me të cilat përballet komuniteti goran janë të njëjta me të qytetarëve të tjerë të Kosovës.

Ndërkaq përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë theksuar se komuniteti goran ndihet pjesë e shtetit të Kosovës, ndaj kërkuan mbështetjen e institucioneve në mënyrë që të adresohen nevojat e komunitetit për punësim dhe zhvillim. Ata kanë potencuar rolin e rajonit të Gorës edhe në zhvillimin e turizmit në këtë pjesë.

Më tej, ata kërkuan rritjen e kujdesit institucional për komunitetin goran dhe vendbanimet e tyre, në mënyrë që rinia e kësaj ane të mos e braktisë Kosovën. Përfaqësues të këtij komuniteti kanë shfaqur shpresën se projektet zhvillimore që mbështesin komunitetin do të përkrahen edhe nga institucionet vendore.

Kategoritë
LajmeVendi