​Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Një person është plagosur me armë zjarri afër tregut në Mitrovicë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00 dhe viktima ndodhet në spital.

Nuk dihet motivi i kësaj ngjarje, ndërsa zëdhënësi I policisë në Mitrovicë, ka njoftuar se deri tash nuk ka ndonjë raport zyrtar rreth kësaj ngjarje, dhe sapo të marr informatën do të informojë.

Kategoritë
LajmeVendi