Prej 22 marsit në të gjitha nivelet arsimore do të ketë pushim njëjavor, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit me përfaqësues SBASHK-ut, IKSHP-s dhe Ministrisë së Arsimit, ku u diskutua për mundësinë e fillimit të mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme.
Zemaj në një konferencë për media tha se nesër do të vendosin për modalitetet që do të ndjekin.
“Kjo edhe për ruajtjen e cilësisë, por edhe të shëndetit. Interesimi jonë është që të shkojmë 5 ditë përpara. Do të shohim se a mund të vazhdojmë me mësimin online apo të shkojmë në pushim dy javor… Pjesën e fëmijëve parashkollor i kemi lejuar, por për ata fëmijë të vegjël që kujdesen prindërit për ta do të shohim mundësinë që njëri nga prindërit të lirohet nga puna”, tha ai.
Sa i përket gjendjes që po mbretëron si rezultat i pandemisë, ministri Zemaj tha se situata është e menaxhueshme dhe nën kontroll.
“Rastet janë të menaxhueshme. Nuk është e vërtetë që kemi çdo ditë 22 për qind të të infektuarve, vetëm javën e kaluar ka qenë 22 për qind”, tha ai.
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka njoftuar se pas takimit me institucionet shëndetësore dhe arsimore, kanë shqyrtuar mundësinë e fillimit të mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi.
“Po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi. Vendimi lidhur me këtë çështje pritet të merret sot pasdite pas takimit të përbashkët të MASH-it, MSH-së, IKSHPK-së, SBASHK-ut dhe Këshillit të Prindërve”, thuhet në njoftim