​Qeveria të hartojë plan emergjent për përballimin e pasojave ekonomike të COVID-19

Organizatat e Shoqërisë Civile nëpërmjet një reagimi i kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të hartojë dhe zbatojë një plan emergjent ekonomik, me qëllim të vënies në dispozicion të të gjitha burimeve shtetërore dhe mobilizimit të burimeve tjera për përballimin e kësaj situate të rëndë.

Sipas OSHC, Republika e Kosovës është duke kaluar nëpër një gjendje të rëndë si rezultat i pandemisë COVID-19. Përveç pasojave shëndetësore, kjo gjendje është duke shkaktuar edhe pasoja të rënda ekonomike.

“Ndarja e ndihmave sociale 10 ditë para kohe dhe atë për dy muajt e ardhshëm, duke e falur pagesën e dytë, është një hap i Qeverisë që duhet vlerësuar, sikurse edhe paralajmërimi i ekzekutimit të hershëm të pagave për të punësuarit në sektorin publik. Por, Qeveria duhet të jetë shumë më e pranishme në trajtimin e pasojave ekonomike duke marrë masa shtesà « e me shtrirje më të gjerë, me theks të veçantë në minimizimin e pasojave për të punësuarit në sektorin privat dhe rastet sociale. Në anën tjetër, jemi të vetëdijshëm për kapacitetet e kufizuara të Qeverisë së Kosovës për t’u përballur me këtë armik të padukshëm. Për këtë arsye, organizatat e shoqërisë civile të renditura më poshtë, kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të hartojë dhe zbatojë një plan emergjent ekonomik, me qëllim të vënies në dispozicion të të gjitha burimeve shtetërore dhe mobilizimit të burimeve tjera për përballimin e kësaj situate të rëndë. Ndër të tjera, i propozojmë Qeverisë së Kosovës që në pajtim me ligjet e aplikueshme të shfrytëzojë mundësitë e hyrjes në kredi, dhe të bëjë rishikimet e nevojshme buxhetore dhe të prioriteteve programore, për të krijuar fonde që përdoren për masa sa më universale mbështetëse ekonomike, me prioritet sektorin privat; të themelojë një Fond të solidaritetit që menaxhohet dhe administrohet nga Qeveria e Kosovës, ku të gjithë të interesuarit brenda dhe jashtë Kosovës të mund të ofrojnë ndihmë financiare sipas vullnetit të mirë. Të gjitha mjetet e gjeneruara të shfrytëzohen për menaxhimin e situatës rreth COVID-19, duke u dhënë përparësi përballimit të nevojave emergjente të rasteve më të rrezikuara. Menaxhimi dhe administrimi i Fondit të bëhet në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme, me raporte të detajuara gjatë dhe pas tejkalimit të kësaj situate. Gjithashtu, i rikujtojmë Qeverisë së Kosovës kërkesat tona që së bashku me Bankën Qendrore të Kosovës të hyjnë në dialog urgjent me sektorin bankar në Kosovë për të pezulluar pagesat e kredive për të gjithë kredi-marrësit në një afat të paktën 3 mujor. Kjo, pa aplikuar kamatë-vonesat për këtë periudhë pezullimi”, thuhet në reagim.

Organizatat kanë kërkuar nga ministrat përkatës tà « ekonomisë dhe financave dhe zyrtarët tjerë përgjegjës që të ofrojnë informata të vazhdueshme dhe të detajuara, për t’u ofruar qytetarëve sigurinë e nevojshme që përveç aspektit shëndetësor, shteti është plotësisht i përkushtuar të udhëheqë edhe përballimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga shpërthimi i COVID-19.

Organizatat e shoqërisë civile mbesin të gatshme që të mbështesin Qeverinë e Kosovës në dizajnimin ose zbatimin e çfarëdo mase në të cilat kapacitetet tona vlerësohen të dobishme.

Organizatat përkrahëse:

• Demokraci për Zhvillim (D4D)

• Demokraci Plus (D+)

• Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

• Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

• GËY/YMCA

• Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

• Instituti GAP

• Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

• Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK)

• Instituti Kosovar pёr Hulumtim dhe Zhvillim tё Politikave (KIPRED)

• Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

• Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNj)

• KË4Ë – Kosova Ëomen 4 Ëomen

• Lëvizja FOL

• Let’s Do It Kosova

• Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu!

• Organizata “INTEGRA”

• Organizata “POLIS”

• Organizata “VKBIK”

• Organizata “PLEJADA”

• Organizata “RROGRAEK”

• Organizata “NOPM”

• Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K)

• Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT)

• Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)

• Qendra Kosovare për Studime Gjinore

• Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK)

• Shoqata e Intelektualëve të Pavarur, Deçan

• Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK)

Kategoritë
LajmeVendi