​Raiola me babain e Haaland zbarkojnë në Barcelonë, nisin negociatat për transferimin e Haaland

Mino Raiola po qëndron në Barcelonë sot. Ai ka zbarkuar atje së bashku me babain e Erling Haaland për t’u takuar me drejtuesit e Barcelonës.

Raiola ishte ne Dortmund gjatë ditëve të fundit për t’u takuar me drejtuesit e klubit gjerman dhe për të mësuar çmimin e shitjes së tij, raporton gazetari Fabrizio Romno.

Klauzola e lirimit të Haaland është 75 milionë euro dhe është valide deri në vitin 2022, jo këtë verë. Kjo është arsyeja pse Raiola dëshiron të kuptojë nga Dortmundi se cili është çmimi final i Haaland, përcjellë KosovaPress.

Sot është një takim me Barcelonën për të parë projektin e ri të Joao Laportas. Ende nuk ka asgjë të nënshkruar, janë vetëm negociata fillestare për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Barcelona është njëra ndër klubet e interesuara për Erling, ashtu sikur edhe Manchester City, Manhcester United, Chelsea, Real Madrid dhe Bayern Munch

Kategoritë
LajmeSport