Bota e futbollit sjell shumë gjëra interesante dhe padyshim që transferimet janë pjesë e tyre.
Merkato e janarit tanimë është hapur, dhe shumë klube mund të bisedojnë me lojtarët që i synojnë t’i transferojnë, por sigurisht që shumë klube nuk do t’i lejojnë lojtarët kyç që i kanë të largohen në gjysmë të sezonit.
KosovaPress më poshtë sjell disa nga thashethemet më interesante rreth transferimeve për ditën e enjte.
Me Garreth Bale të lënduar, shanset e tij që të qëndrojë tek Tottenhami si duket janë të vogla. “AS” raporton se Real Madridi janë duke e pritur sulmuesin të rikthehet tek klubi në fund të këtij edicioni, kur të përfundoj huazimi në Tottenham, dhe kjo gjë do ti keqësonte gjasat e Real Madridit për të nënshkruar me Kylian Mbappe, pasi që Bale ka kontratë me “Galaktikët” deri në vitin 2022.
Georginio Wijnaldum nuk është afër të arrij marrëveshje të re me klubin e Liverpoolit, raporton “Sky Sport”. Mesfushori si duket ka hasur në disa pengesa në kontratën e re që i është ofruar nga “Të Kuqtë”, dhe nuk është i kënaqu me të. Kontrata aktuale e holandezit skadon në fund të këtij edicioni, dhe thuhet se destinacioni i tij i ardhshëm është Spanja tek skuadra e Barcelonës.
Duke shkëlqyer këtë edicion tek Tottenhami, Son Heung-Min është pranë një marrëveshjeje të re me skuadrën londineze. Spurs janë të bindur se sulmuesi, i cili ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2023, do të nënshkruajë kontratën e re që do t’i ofrohet, raporton “The Telegraph”.
Mesut Ozil është pranë largimit nga Arsenali. “DHA” raporton se mesfushori ka rënë dakord për një marrëveshje për tre vite e gjysmë me skuadrën turke Fenerbahçe.
Me Moise Kean në huazim tek skuadra e Paris Saint-Germain dhe duke lënë përshtypje të mira, Everton po pret një ofertë për sulmuesin, raporton “Liverpool Echo”. Kean ka 10 gola në 17 paraqitje për PSG këtë edicion.