​Uefa dhuron një milion euro për të ndihmuar fëmijët e Ukrainës

Konflikti ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, pas intervenimit me forca të mëdha të kësaj të fundit për ta pushtuar këtë vend po thellohet gjithnjë e më tepër.

Numri i viktimave po rritet gjithnjë e më shumë dhe nga kjo nuk po shpëtojnë as civilët e Ukrainës, e madje as edhe fëmijët, transmeton KosovaPress.

Për të ndihmuar në këtë drejtim, përkatësisht për të ndihmuar fëmijët ukrainas, shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka vendosur që të ndaj 1 milion euro.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i UEFA-së Aleksandër Ceferinë.

“Fëmijët janë shumë të rrezikuar gjatë konflikteve dhe është detyra jonë të ndihmojmë në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe shëndetit të tyre”, ka thënë Ceferinë.

Fondacioni UEFA për Fëmijët ka vendosur gjithashtu të ngrejë një fond emergjent për ndihmë me vlerë 100,000 euro për të ndihmuar fëmijët dhe refugjatët ukrainas

Kategoritë
BotaLajme