​Varane e thotë hapur: Kam vendosur për të ardhmen

Qendërmbrojtësi i Real Madridit Rafaele Varane pritet të mos jetë pjesë e Real Madridit në sezonin e ardhshëm.

Shumë skuadra të mëdha janë duke luftuar për t’i siguruar shërbimet e tij dhe së fundi u raportua se Chelsea ka bërë hapa përpara në këtë drejtim, përcjell KosovaPress.

Perveç Chelseat, Varane po kërkohet edhe në Manchester United, Paris-Saint-Germain dhe Juventusi.

Së fundit, është vetë lojtariai i cili ka treguar hapur se e ardhmja e tij tashmë është shumë e qartë po se po e pret përfundimin e sezonit për ta zbuluar atë.

“E ardhmja ime është e qartë, por tani jam i përqendruar në përfundimin e këtij sezoni. Jemi në një moment shumë intensiv dhe kyç ”, tha ai.

Kontrata e Varanes me Real Madridin skadon në vitin 2022 dhe duket se hapi tjetër në karrierën e tij do të jetë Premierliga.

Kategoritë
LajmeSport