​Vdes zëvendësdrejtori i burgut të Dubravës

Sot ka ndërruar jetë Hivzi Syla, zëvendësdrejtor i Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Syla ishte nga Tomoci i Istogut. Ai ishte edhe anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së në Istog.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur dega e PDK-së në Istog.

“Mbi të gjitha, Hivziu ishte i urtë, i edukuar, i arsimuar, dhe shëmbull i mirë jo vetëm në Istog, por në tërë Kosovën.

Kështu që, ikja e Hivziut nga kjo botë, është humbje jo vetëm për familjen, por edhe për PDK-në, shoqërinë në tërësi dhe për vendin.

Dega e PDK-së në Istog i shpreh ngushëllime familjes Syla, stafit të Qendrës Korrektuese në Dubravë, si dhe gjithë qytetarëve të Istogut”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet