​Zafir Berisha reagon për shtatoren e Skënderbeut në Prizren: Pa kurrfarë vlere artistike

Në shënimin e 28 nëntorit, gjatë së shtunës në Prizren u inauguruar shtatorja e bronztë e Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

Por pati kritika për mënyrën se si është punuar shtatorja e “Skënderbeut”.

E kritika po vijnë edhe nga Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha.

Ai thotë se ka iniciuar vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriot Skënderbeut në Prizren, por që nuk thotë se nuk e kishte besuar se shtatorja bëhet pa kurrfarë vlere artistike.

“Vërtet e kamë iniciuar vendosjen e shtatores së heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriot – Skënderbeu në Prizren, sepse kemi menduar dhe vazhdojmë të mendojmë se Skënderbe i bënë nderë Prizrenit si kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Mirëpo nuk kamë besuar se shtatorja e Skënderbeut bëhet sa për t’u bërë, pa kurrfarë vlere artistike!”, ka shkruar Berisha.

Tutje ai ka shkruar edhe se “Shtatoret që jetësojnë figurat më të mëdha kombëtare, si ajo e Skënderbeut dhe kom. Adem Jasharit që u vendosën në Prizren, nuk duhet të lejohen të bëhen nga “tugjarë” politik, për llogari të politikës ditore, ose ata që i kanë bërë tashmë duhet të japin llogari…Pushtetarët në Prizren duhet ta dinë se nuk bëhen ‘patriota’ duke bërë “turr” pasë vendosjeve të shtatoreve të heronjve pa asnjë vlere artistike, por duke punuar për shtet dhe vlera të mirëfillta”.

Kategoritë
LajmeVendi