​Zemaj: COVAX konfirmon edhe 100.620 vaksina për muajin qershor

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar se në qershor pritet që në Kosovë të dërgohen edhe 100.620 vaksina kundërCOVID-19.

“Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, për sigurimin e radhës së vaksinës Pfizer-BioNTech komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina antiCOVID-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Zemaj shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave.

Kosova të dielën mori kontingjentin e parë prej 24 mijë doza të vaksinave antiCOVID-19, ndërsa dje nisi procesi i vaksinimit me AstraZeneca.

Kategoritë
LajmeVendi