​64 pacientë me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK

64 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, prej tyre 50 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 14 të tjerë negativ.

Me oksigjeno-terapi janë 38 pacientë. Në Mjekim Intensiv po trajtohen 7 pacientë, 5 në QKUK dhe 2 në spitalet e përgjithshme.

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Ferizajt, 6 pacientë

Kategoritë
LajmeShëndetësi