​ECDC: Omicron së shpejti do të jetë varianti dominues i koronavirusit

Agjencia e Bashkimit Evropian për Shëndetin Publik (ECDC) njoftoi sot se varianti omicron i koronavirusit, brenda pak muajsh, mund të jetë përgjegjës për më shumë se gjysmën e të gjitha infeksioneve me COVID-19 në Evropë.

“Bazuar në modelimin matematikor të kryer nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), ka indikacione se omicron mund të shkaktojë më shumë se gjysmën e të gjitha infeksioneve SARS-CoV-2 në BE / EEA në muajt e ardhshëm”, tha ECDC, raporton Reuters.

Deri më tani nuk ka asnjë provë bindëse për transmetueshmërinë e omicron, por kryetarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për COVID-19, Maria van Kerkhove, deklaron se të dhënat për këtë priten brenda disa ditësh.

Evropa deri më tani ka regjistruar dhjetëra infeksione me variantin omicron, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën Jugore muajin e kaluar. Më herët sot, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë franceze, Jean-François Delfresi, tha se omicron mund të zërë vendin e deltës deri në fund të janarit.

Kategoritë
LajmeShëndetësi