​Kurti pas miratimit të rezolutës: Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet

Kryeministri Albin Kurti pas miratimit të rezolutës, ka thënë se Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim parimor, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë.

Kurti ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për miratimin e rezolutës së përbashkët.

“Me 76 vota PËR dhe një abstenim, u përmbyll seanca e jashtëzakonshme të cilën e kërkova lidhur me synimin për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës. Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim parimor, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Ne nuk do t’i shkelim parimet tona. Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet”.

Kategoritë
LajmeVendi