​MPJD del me njoftim për aksidentin e autobusit në Bullgari

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton se të gjithë qytetarët e Kosovës që ishin brenda autobusit të vetaksidentuar sot në Kystendil të Bullgarisë, janë transferuar nga kompania e njëjtë e autobusit në Kosovë dhe se nuk kanë pësuar lëndime trupore, me përjashtim të shoferit që ka marrë lëndime të lehta.

MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje, ka komunikuar me autoritetet përkatëse, ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm konsullor dhe gjithashtu zyrtari i ambasadës ka dalë në vendin e ngjarjes për të ofruar asistencën e nevojshme.

Sipas të dhënave nga terreni deri tek aksidenti kishte ardhur pasi që autobusi i cili operonte në linjën Prishtinë – Stamboll duke kaluar në rrugën Kystendil – Gyeshevo kishte devijuar rrugën për shkak të një druri në rrugë që kishte rënë si pasojë e erërave të forta.

Në autobus raportohet të kenë qenë 29 persona, përfshirë gjashtë fëmijë.

Ndryshe, në nëntor 2021, 46 persona, përfshirë 12 fëmijë, humbën jetën kur një autobus u përplas dhe mori flakë në Bullgari. Autobusi ishte i regjistruar në Maqedoninë Veriore dhe shumica e atyre në bord ishin turistë shqiptarë të Maqedonisë Veriore që ktheheshin nga Stambolli.

Kategoritë
LajmeRajoni