1 mijë e 426 zyrtarë nuk kanë deklaruar ende pasurinë, Kundër Korrupsioni ka një paralajmërim për ta

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i përmbushjes së obligimeve ligjore për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, ndërsa ka njoftuar se obligimit ligjor nu ki janë përgjigjur edhe rreth 1426 zyrtarë publikë.

Përmes njoftimit të AKK-së, kërkohet se secili zyrtar i lartë publik të bëjë deklarimin e saktë të pasurisë brenda afatit ligjor, përfshirë këtu edhe të ardhurat, dhuratat dhe çfarëdo dobie tjetër materiale apo të detyrimeve financiare të realizuara brenda apo jashtë vendit, transmeton lajmi.net.

“Agjencia kundër Korrupsionit ka alokuar të gjitha burimet e nevojshme njerëzore dhe materiale për të përmbyllur me sukses këtë proces. Agjencia kundër Korrupsionit edhe një herë ri-kujton zyrtarët e lartë publik, që tashmë nuk e kanë kryer obligimin e tyre ligjor”, thuhet në komunikatën e AKK-së.

Njoftimi i plotë nga AKK:

Kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i  përmbushjes së obligimeve ligjore për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, kërkesës, obligimit ligjor nuk i janë përgjigjur edhe rreth 1426 (29.93 %) zyrtarë publik.

Secilit zyrtar të lartë publik i kërkohet deklarimi i saktë dhe brenda afatit ligjor i pasurisë , i të ardhurave, i dhuratave dhe çfarëdo dobie  tjetër materiale ose i detyrimeve financiare të realizuara brenda apo jashtë vendi.

Agjencia kundër Korrupsionit ka alokuar të gjitha burimet e nevojshme njerëzore dhe materiale për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Agjencia kundër Korrupsionit edhe një herë ri-kujton zyrtarët e lartë publik, që tashmë nuk e kanë kryer obligimin e tyre ligjor, që deklarimin e pasurisë ta bëjnë saktë dhe me kohë, në të kundërtën AKK detyrohet të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi