10 vjeçari gjendet pa shenja jete në një kabinë kamioni në Malishevë

Një 10 vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kabinë kamioni në Malishevë.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili deklaroi se 10 vjeçari është gjetur rreth orës 13:30, nga familjarët e tij.

Xhurkaj poashtu ka theksuar se në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë.

“Familjarët e kane marrë trupin e pajetë dhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare në Malishevë”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet policore dhe ato të prokurorisë të cilët po merren me hetimin e rastit./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi