100 milionë euro grant nga Orban për Republikën Srpska në Bosnje

Kryeministri hungarez Victor Orban përsëriti se ai do të bllokojë çdo veprim të ndërmarrë nga BE për të ndëshkuar Milorad Dodik. Po ashtu ai tha se Hungaria do t’i japë 100 milionë euro për Republika Serbska.

Orban deklaroi se Serbia dhe Republika Srpska janë kyçe për stabilitetin e rajonit. Ai deklaroi se qeveria gjermane duhet të përpiqet të integrojë Republikën Srpska në BE në vend që ta ndëshkojë atë.

Ai tha se dënimi do të shkaktonte probleme më të mëdha në rajon.

Orban paralajmëroi se Milorad Dodik është president i zgjedhur dhe se do të ishte e rrezikshme për Perëndimin të demonizojë Dodikun.

Ai tha se kufiri i Bosnjës është 70-80 km larg Hungarisë dhe është e qartë se një konflikt i mundshëm këtu do të ketë efekte negative edhe për Hungarinë.

Kategoritë
LajmeRajoni