13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, nga 822 testime.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.454.

Tutje në njoftim thuhet se numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 është 412.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 250 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.708 doza të vaksinës. Deri më sot 821.889 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.327 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 822 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.454. Në total numri i rasteve aktive është 412”, thuhet në njoftim

Kategoritë
LajmeVendi