137 ushtarë të vdekur në ditën e parë të luftimeve në Ukrainë

137 ushtarë ukrainas u vranë dhe 316 të tjerë u plagosen në ditën e parë të luftimeve për të mbrojtur nga sulmet që filloi Rusia orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Këto shifra i ka bërë të ditur presidentit i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nëpërmjet një video-mesazhi.

Ndërsa mijëra qytetarë të të gjitha moshave, u detyruan që natën ta kalojnë nëpër shkallët dhe korridoret e stacioneve të metrosë.

Tashmë Ukraina zyrtarisht ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pas pushtimit të saj.

Kreu u i shteti në një konferencë për medie të enjten e 24 shkurtit tha se do të lejojnë që populli që armatoset, dhe se do t’iu ofrohet armë kujtdo që dëshirojnë.

Kategoritë
BotaLajme