14 raste pozitive me COVID-19, njofton Ministria e Shëndetësisë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 14 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 24 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.085

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

11 Prill 2022 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.690 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.084 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.583 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 708 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 24 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.085.

Në total numri i rasteve aktive është 534.

Kategoritë
LajmeVendi