”18 vite kemi jetuar ma za ma keq, falënderojmë kryetarin”, qytetarja falënderon Haskukën për investimet në banesat kolektive

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planfikimit Hapësinor , Beni Kizolli vizituan banesat kolektive, ku janë realizuar punimet për rregullimin e kulmeve, si dhe lyerjen e korridoreve, shkruan Gazeta e Re

Në 4 vitet e fundit janë renovuar 34 kulme për më shumë se 474 njësi banesore, ku këto banesa nuk kanë pranuar deri më tani asnjë investim.

Vjollca Bajraktari, banorja e banesës  falënderoi Haskukën ku theksoi se 18 vite kanë jetuar në kushte të vështira

“18 vite jemi këtu dhe kemi jetuar maza ma keq, por jemi të kënaqur me kryetarin e Prizrenit që na rregulloi banesën për mrekulli dhe i falënderojmë për këtë investim” u shpreh ajo.

Aplikimet për këtë projekt vazhdojnë,  Haskuka ka ftuar gjithë qytetarët e interesuar që t’i drejtohen DBZHR-së, në mënyrë që të përfitojnë nga ky projekt, për të cilin mund të ofrojnë mbështetje për 50 banesa, duke e realizuar me participim të banorëve./Gazeta e Re

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi