19 persona humbin jetën nga virusi në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga virusi korona kanë vdekur 19 persona

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër virusit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës.

Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të humbjeve të jetës.

Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333.

Në total numri i rasteve aktive është 12.464.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi