20 avionë mbi kokë, mbushen sistemet raketore dhe mitralozët, stafi i destrojerit britanik bëhet gati për luftë me rusët (Video)

Më shumë se 20 avionë shoqëruan lundrimin e destrojerit britanik “HMS Defender” në ujërat pranë Krimesë gjatë ditës së djeshme duke e çuar Rusinë dhe Britaninë e Madhe në prag të një konflikti ku mund të ishin përdorur edhe armët.

Kamera e BBC ishte në bordin e destrojerit britanik kur mbi të fluturonin avionët e Rusisë, ndërsa në plane duken momentet kur stafi i “HMS Defender” bëhet gati për më të keqen duke karikuar sistemet raketore dhe mitrolozët.

Rusët deklaruan si kishin qëlluar me të shtëna paralajmësuruese ndaj destrojerit britanik, gjë e cila u mohua nga këta të fundit.

Destrojeri britanik lundroi 12 milje larg Krimesë, por Rusia i pretendon ato si ujëra të vetat territoriale duke kërkuar nga britanikët që të ndryshonin kursin, ndryshe do të qëllonin.

Kategoritë
BotaLajme