20 raste të reja të të infektuarve me COVID-19

20 raste të reja të të infektuarve me COVID-19 janë konfirmuar së fundi nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj kohe nuk ka patur asnjë viktimë, ndërsa tani për tani numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 427, transmeton lajmi.net.

Poashtu gjatë kësaj kohe janë dhënë edhe mbi 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.

Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.072 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.

Në total numri i rasteve aktive është 427

Kategoritë
LajmeVendi