20 vjeçari me nevoja të veçanta u diskriminua në konkursin e QKUK, qytetarët mobilizohen për t’i gjetur një vend pune

Personat me nevoja të veçanta, në vazhdimësi përveç kufizimeve të ndryshme që kanë në jetën e tyre të përditshme për të kryer punët dhe nevojat e tyre, ata kanë vështirësi dhe diskriminohet në çdo sferë të jetës.

Një rast i tillë është edhe ky i të riut 20 vjeçar Vigan Gashi, i cili është shurdhmemec dhe ka konkurruar për pozitën punëtor krahu në QKUK.

Vigani që ka të kryer shkollën e mesme teknike, siç thotë babai i tij nuk ishte lajmëruar fare nga QKUK-ja për ditën e testimit dhe se ai rastësisht kishte shkuar në QKUK ku dhe ka kuptuar se kur do të jetë testi me shkrim.

Mirëpo situata shkon e bëhet më dramatike kur ai përveç që nuk lejohet të asistohet nga prindi i tij gjatë testimit për shkak të kufizimeve në komunikim, ai nuk është bërë pjesë as në listën e pjesëmarrësve në testim, as që është pranuar apo refuzuar e as në listën rezervë.

E për rastin e tij që sigurisht nuk është i vetmi ku i bëhet keqtrajtim kësaj kategorie, në grupit Network Prishtina është marrë nisma që t’i ndihmohet Viganit, që edhe ai të ketë një punë.

Menjëherë kanë filluar reagimet e qytetarëve të cilët përveç se të mllefosur me keqtrajtimin që iu bëhet kësaj kategorie, kanë shprehur solidaritetin për të ndihmuar këtë të ri.

Kategoritë
LajmeVendi