22 raste me COVID-19 të mërkurën në Kosovë

Nga testimi i 1011 mostrave, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, sipas raportit të së mërkurës nga Ministria e Shëndetësisë për situatën me virusin në vend.

Në të njëjtën periudhë janë shëruar 33 qytetarë duke e ulur numrin e rasteve aktive në 436.

Sipas të dhënave të MSH-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 240 doza të vaksinës anti-COVID. Me nga tri doza janë vaksinuar 101 mijë qytetarë.

Kategoritë
LajmeVendi