242 viktima të reja nga Covid-19 në ShBA

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 604 mijë e 718, prej të cilëve 242 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33 milionë e 666 mijë e 198, me 13.060 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, Kalifornia është vendi më i godituri në SHBA, me mbi 3,81 milionë raste të konfirmuara dhe 63.647 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 180 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 154 milionë dozën e dytë.

Kategoritë
BotaLajme