28-vjeçari nga Kosova mbytet në Zvicër teksa ikte nga Policia

Të mërkurën në mëngjes, një 28-vjeçar kreu një vjedhje në një apartament në Bellinzonese.

Ndërsa ikte nga Policia, ai u hodh në lumin Ticino dhe u mbyt, shkruan

Trupi u gjet pak pas orës 10:00 në nivelin e Ponte Rossa në rrethin Galbisio, sipas Policisë së kantonit, transmeton Indeksonline.

Viktima është një 28-vjeçar kosovar pa adresë të përhershme.

Policia e kantonit Ticino shkroi se ai ishte i njohur për autoritetet dhe iu kishte ndaluar hyrja në vend./Indeksonline/

Kategoritë
BotaLajme