3 mijë finlandezë ndoqën kombëtaren në Rusi, 86 prej tyre pozitivë me COVID

Jo vetëm futbollistë, me koronavirus janë infektuar edhe 86 tifozë. Finlanda luajti të hënën ndeshjen e fundit në Euro 2020, atë ndaj Belgjikës, të cilën e humbi 2-0.

Kombëtarja nordike e mbylli me tre pikë aventurën në grupin B dhe të parën në histori në një Europian.

Dueli i luajtur në “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut, u ndoq ngashumë  tifozë. Finlandezët nuk munguan dhe 3 mijë ishin të pranishëm në stadium, edhe falë afërsisë me qytetin rus.

86 prej tyre e kanë pësuar nga udhëtimi për të ndjekur dhe mbështetur nga afër kombëtaren e tyre, duke rezultuar pozitivë me COVID në kthim.

Lajmi konfirmohet nga mediat finlandeze dhe ruse. Tamponi ka qenë detyrim për 3 mijë tifozët e pranishëm në shkallët e “Gazprom Arena” dhe 86 prej tyre janë infektuar.

Kategoritë
Sport